Thaçi takoi Erdoganin në Nju Jork, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Thaçi takoi Erdoganin në Nju Jork, ja për çfarë biseduan

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2017 Në ora: 09:51
Takimi Thaçi-Erdogan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua mbrëmë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi i shprehu falënderimin presidentit Erdogan për mbështetjen e gjithmbarshme të Turqisë dhënë Kosovës, njofton komunikata nga Presidenca.

Ai tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për rolin e saj në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.

Kreu i shtetit ftoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.

Presidenti Thaçi e ftoi presidentin Erdogan që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt në funksion thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat