“Pastrimi” shënon 60 vjetorin e themelimit

Aktuale

“Pastrimi” shënon 60 vjetorin e themelimit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:09
Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi"

Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastrimi" ka shënuar 60 vjetorin e punës së saj me ç’rast GIZ dhe shtatë kompanitë e pastrimit që veprojnë nëpër komunat e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për softuerët e rinj.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë "Pastrimi", Feim Salihu tha se ndër vite ka pasur ngritje të shërbimeve të kësaj kompanie duke filluar me qerre ndërsa tani kanë 170 kamionë që mbledhin mbeturinat nëpër komunat e Kosovës.

 Ai po ashtu ka kërkuar të rritet buxheti i kësaj kompanie dhe të konsiderohet si një sektor i rëndësishëm me qëllim që të kemi një ambient të pastër. "Duhet më shumë vëmendje dhe angazhim dhe duhet të këtë numër më të madh të punëtorëve edhe ata duhet të konsiderohen të shenjtë", tha ai.

 Kompanitë për mbledhjen e mbeturinave të cilat nënshkruan marrëveshje me GIZ janë: Pastrimi, Pastërtia, Çabrati, Ekoregjioni, Ekohigjiena dhe  Ambienti.

 Me rastin e festimit të 60 vjetorit të kompanisë për menaxhimin e mbeturinave mirënjohje u nda për kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe shumë bashkëpunëtorë dhe donatorë  të kësaj kompanie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat