Bahtiri beson se do të fitojë edhe një mandat në zgjedhjet e 22 tetorit

Aktuale

Bahtiri beson se do të fitojë edhe një mandat në zgjedhjet e 22 tetorit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:39
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Emma Lomax, me të cilën bisedoi për situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kryetari Bahtiri me këtë rast informoi përfaqësuesen e Ambasadës amerikane për situatën aktuale politike,  me theks të veçantë për zgjidhjet lokale.

Ai tha se të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme tashmë kanë filluar dhe se pret që çdo gjë të jetë në rregull.

“Pres që procesi zgjedhor të shkoj mbarë dhe jam i bindur se do të kemi zgjedhje të drejta dhe me standarde të larta evropiane. Që procesi zgjedhor të realizohet pa probleme, e mundëson edhe situata e qetë dhe pa probleme politike dhe e sigurisë në Komunën e Mitrovicës”, tha Bahtiri.

Kryetari Bahtiri tha se ka punuar shumë gjatë mandatit të tij qeverisës, gjë të cilën e vlerësojnë edhe qytetarët e Komunës dhe se kjo ka qenë arsyeja që të kandidojë sërish për kryetar të Mitrovicës, i bindur se do të jetë fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat