SBASHK takime të ndara me ministrat Gashi e Bytyqi

Aktuale

SBASHK takime të ndara me ministrat Gashi e Bytyqi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:58
SBASHK ne takim

Një delegacion i SBASHK-ut i kryesuar nga  kryetari Rrahman Jasharaj  ka  pasur  takime të ndara me Ministrin e Kulturës, Kujtim  Gashi dhe atë të  Arsimit, Shyqiri Byrtyqi.

Jasharaj, pasi i ka uruar detyrën e re, Ministrit Gashi , e ka informuar atë me shqetësimet  e ngritura nga anëtarësia e SBASHK-ut që vijnë nga sektori i kulturës dhe ka treguar se është duke u punuar drafti i Kontratës Kolektive për këtë sektor, draft ky i cili do të analizohej edhe nga komisioni i kësaj ministrie në mënyrë që të krijoheshin kushtet që ajo edhe të nënshkruhej.

Gashi  është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me sindikalistët e arsimit  gjitha çështjet dhe në shërbim  të  mbrojtjes së interesave të punëtorëve të kulturës.

Ai është shprehur se Ministria që drejton do të kryejë të gjitha obligimet që i takojnë në shërbim të kulturës në Kosovë. Në takimin me Ministrin  e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kryetari i SBASHK-ut ka theksuar se janë shënuar arritje , por ende ka çështje që duhen zgjidhur me angazhime të përbashkëta duke kujtuar Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 90-ta dhe çështje nga Kontrata Kolektive të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje  nga institucionet lokale të pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat