Fondi për Kosovën ndihmon në rikthimin e besimit tek institucionet vendore

Aktuale

Fondi për Kosovën ndihmon në rikthimin e besimit tek institucionet vendore

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:11
Fondi për Kosovën

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri priti sot në takim përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, të udhëhequr nga udhëheqësja e ekipit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe koordinatori nacional, Petrit Selimi, të cilët i njoftoi me prioritet në fushën e sundimit të ligjit.

Udhëheqësja e ekipit të Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Sarah Olmstead, është shprehur e lumtur që fondi i ndarë për Kosovën do të ndihmojë në krijimin e një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e besimit në institucionet vendore, e në veçanti në fushën e drejtësisë.                                                                      

Koordinatori nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit, Petrit Selimi, tha se nga fundi i vitit do të fillojë të krijohet një fondacion, i cili do të derdhë mjete për Qeverinë e Kosovës, e në veçanti në fushën sundimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat