Reshitaj-Minxhozi bisedojnë për intensifikimin e marrëdhënieve në mbrojtjen e mjedisit

Aktuale

Reshitaj-Minxhozi bisedojnë për intensifikimin e marrëdhënieve në mbrojtjen e mjedisit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:27
Takimi Minxhozi-Reshitaj

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, sot ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, të cilin e njoftoi mbi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi prezantoi përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive më 27 nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejt të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. 

Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë ministri, ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat