Hoti paralajmëron Veselin: Mund t’i drejtohemi Kushtetueses për mosthirrjen e seancës

Aktuale

Hoti paralajmëron Veselin: Mund t’i drejtohemi Kushtetueses për mosthirrjen e seancës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:16
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka mundësi që në bashkëpunim me Vetëvendosjen, të dergojnë në Gjykatën Kushtetuese çështjen për mosthirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Për mosthirrjen e seancës, Hoti tha që eshte shkelur një praktikë demokratike, ngaqë senaca duhet të thirret pas mbledhjes së 40 nenshkrimeve dhe jo kur vendos kryesuesi.

“Nuk arritëm të dakordohemi për seancën e jashtëzakonshme. Ne do ta shqyrtojmë mundësinë që t’i bashkohemi Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat