Zafir Berisha pas vendimit të Supremes: Ja kush deshi të më eliminoj politikisht

Aktuale

Zafir Berisha pas vendimit të Supremes: Ja kush deshi të më eliminoj politikisht

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 shtator 2017 Në ora: 14:42
Zafir Berisha

(E plotësuar) - Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Si rrjedhim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Ai e ka quajtur vendim të drejtë  dhe triumf të drejtësisë vendimin e Supremes.

Berisha ka thënë se KQZ-ja dhe PZAP-ja në kundërshtim me ligjin kanë dashur që ta eliminojnë politikisht.

“Po, Gjykata Supreme ka marrë vendim të drejtë. Ka konstatuar se KQZ-ja dhe PZAP-ja në kundërshtim me ligjin ka dashur që të më eliminojnë politikisht . Ky është një triumf i drejtësisë, hiq më shumë”, është shprehur deputeti i Nismës.

Sipas njoftimit, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal në Istog, si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismës” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat