Hoti: Zgjedhjet të pashmangshme

Aktuale

Hoti: Zgjedhjet të pashmangshme

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:00
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria aktuale nuk mund të funskionojë me vetëm 60 deputetë dhe sipas tij zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Kryesia e Kuvendit dështon të caktojë seancën e radhës për shkak të insistimit të “shumicës pakicë” që të shtyhet edhe më tej seanca e jashtëzakonshme, që u ndërpre më datë 10 shtator. Sapo grupi jonë parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit Shala dolëm jashtë, kryesia nuk kishte kuorum për punë.

“Kjo qeveri nuk mund të funksionojë me këtë shumicë parlamentare prej vetëm 60 deputetëve. Zgjedhjet tjera janë të pashmangshme. E udhës është të japin dorëheqje që të mos thellohet kriza më tutje”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat