BE mirëpret fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane

Aktuale

BE mirëpret fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:01
Haradinaj ne takim me shefen e Zyres se BE-se, Nataliya Apostolova dhe shefat e Misionit te BE-se

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefat e Misionit të BE-së, ka prezantuar prioritetet e agjendës evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë, si dhe theksoi rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ai i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ambasadorja Apostolova dhe shefat e Misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në Agjendën Evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut.

Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u dakorduan të vazhdojnë me këtë lloj të shkëmbimeve në baza të rregullta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat