Haxhiu akuzon Haradinajn për keqpërdorim

Aktuale

Haxhiu akuzon Haradinajn për keqpërdorim

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:15
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka akuzuar kryeministrin e vendi, Ramush Haradinaj për keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike.

Ajo ka shkruar në Facebook se Haradinaj e ka shndërruar  kryeministrinë si pronë partiake, pasi që në vazhdimësi po pret militantë të partisë së tij.

Postimi i plotë:

Dje, kryeministri Haradinaj, mori një urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!

Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake! Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat