Ministri Tahiri premton rritjen e buxhetit për KGJK-në

Aktuale

Ministri Tahiri premton rritjen e buxhetit për KGJK-në

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 16:37
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një takimi me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, theksoi se do të angazhohet për të rritur koordinimin institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës, në mënyrë që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohet KGJK-ja të gjejnë adresë dhe zgjidhje institucionale.

Ai tha se “do të përpiqet maksimalisht për rritjen e buxhetit për KGJK-në si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor.

“Rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor të Kosovës në realitet nuk është shpenzim i buxhetit por investim për fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ministri Tahiri bëri me dije se Ministria e Drejtësisë është në përfundim të tri projektligjeve që do ta fuqizojnë edhe më tej punën e organeve të pavarura gjyqësore, për sundimit efektiv dhe efikas të ligjit.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Idrizi e njoftoi ministrin Tahiri për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, prioritetet e KGJK-së si dhe theksoi përkushtimin e tij për të rritur efikasitetin e punës së Gjykatave në nivel vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat