Krasniqi: 80 për qind e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale janë të rinj

Aktuale

Krasniqi: 80 për qind e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale janë të rinj

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:53
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se slogani i PDK-së për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të jetë Forca e ndryshimit.

Ai tha se edhe kësaj radhe PDK po dëshmon se është e aftë të ecë me kohën dhe ka kapacitete që të përgatisë ofertën më të mirë.

“80 për qind e kandidatëve janë të rinj që dëshmon hapin tonë për ndryshim dhe për t’u ripërtërirë. Një hap tjetër është kandidimi i tri grave”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se kanë bërë edhe ribrendimin e logos, e cila koincidon me kokën e shqiponjës në shkronjën d dhe inicialet PDK.

“Aktiviteti i parë për hapjen e fushatës, këtë herë do ta hap më ndryshe se herëve të tjera duke e ndërmarrë një aktivitet fushata jonë do të nisë në të gjitha komunat, në të gjitha komunat kandidatët do të jenë në mesditë me qytetarët. Aktivitetin kryesor do ta kemi në Mitrovicë ku së bashku me Kadri Veselin do të jetë edhe kandidatja për kryetare të kësaj komune”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat