Nisma me ultimatum 6 muajsh për Haradinajn

Aktuale

Nisma me ultimatum 6 muajsh për Haradinajn

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:52
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Dyshimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në koalicionin qeverisës po bëhen edhe më të dukshme.

Partnerit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që udhëheq nga ai, Krasniqi i jep gjashtë muaj kohë.

Në një intervistë për Rubikon, ish-kryeparlamentari ka thënë se brenda kësaj periudhe, kjo qeveri ka mjaftueshëm mundësi të tregojë nëse është e aftë të marrë vendime të mëdha dhe të punojë në interes të qytetarëve.

Krasniqi ka thënë se Nisma nuk do të votojë Behgjet Pacollin për president.

Madje, ai është i sigurt se subjekti i tij nuk nënshkroi asgjë ku pajtohet për një veprim të tillë.

Ndonëse bie ndesh me qëndrimet e kryeministrit Haradinaj, Krasniqi thotë se marrëveshja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe është e gabueshme.

E Krasniqi, partia e të cilit është në qeveri, ka thënë se pas akuzave të fundit kundër tij, ministri Nenad Rikallo do të duhej shkarkohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat