Pacolli paralajmëron njohjen e Kosovës nga Mauritiusi

Aktuale

Pacolli paralajmëron njohjen e Kosovës nga Mauritiusi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:19
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në takim me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se lajme të mira për njohjen nga Mauritiusi mund të vijnë shpejtë.

“Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Para pak qastesh u takuam me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib. Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejtë. Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat