Krasniqi: Koalicioni me PDK'në u bë kundër vullnetit të plotë të Nismës

Aktuale

Krasniqi: Koalicioni me PDK'në u bë kundër vullnetit të plotë të Nismës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:47
Jakup Krasniqi

Koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës nuk ishte i dëshiruar për ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, dhe një pjesë të Nismës për Kosovën.

Krasniqi, në një intervistë për Rubikon, ka thënë se koalicioni LAA u bë për shkak të krijimit të PAN-it.

“Ishte para zgjedhjeve një moment i cili ndoshta e nxiti një koalicion të tillë, ishte koalicioni i LDK-së me këto partitë e vogla, i cili e nxiti këtë koalicionin e madh. Ai moment i ka dhënë një orientim jo të mirë politikës në Kosovë", ka thënë Krasniqi.

"Jam përpjekur gjatë gjithë kohës ta ruaj frymën e bashkëpunimit partitë opozitare, LVV, AAK e Nismës. Por nuk ekzistoi te partitë më të mëdha se Nisma. Ata janë ndalur më shumë te pozitat e larta dhe nuk ke ajo gatishmëri", ka theksuar Krasniqi. 

"Në ndërkohë e bëmë koalicionin me AAK-në, duke qenë të bindur se do të ketë frymë tjetër komunikimi prej Vetëvendosjes... Sa për neve, ne nuk do të shkonim kurrë, por ishin në koalicion me Aleancën dhe ishin momentet e fundit. Oferta që i erdhi Aleancës dhe kryeministrit të tashëm, Ramushit, që ata do të pranojnë ta kenë mandatar për kryeministër atë, bënë që Ramushi mos të mund t’i refuzojë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se si subjekt kanë dalë para një akti të kryer.

“Diku rreth orës 10, bisedimet fillimisht i ka bërë kryetari i partisë, pasi që janë bërë ato takime jam njoftuar unë. Jemi takuar dhe kemi biseduar dhe po them që nuk ka qenë as një vendim i lehtë, e as i shpejtë”, ka thënë Krasniqi.

“Si subjekt kemi dalë para një akti të kryer. Për neve nuk kishte më kohë që të dalim vetë si parti politike”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat