Thaçi dhe Pacolli shprehin zotimin e tyre për rritjen e numrit të njohjeve

Aktuale

Thaçi dhe Pacolli shprehin zotimin e tyre për rritjen e numrit të njohjeve

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:53
Pacolli dhe Thaçi gjatw takimit me shkëlqesinë e tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli  gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, shkëlqesinë e tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen

Pacolli ka shkruar në Facebook se ai dhe Thaçi kanë shprehur  përkushtimet tyre  për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve

Postimi i plotë:

Së bashku me Presidetin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare. Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat