Deda: Me këtë politikë nuk do të arrijmë askund!

Aktuale

Deda: Me këtë politikë nuk do të arrijmë askund!

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:43
Ilir Deda

Ilir Deda nga Alternativa duke folur për zgjedhjet lokale në vend, ka thënë se kanë vendosur si subjekt i ri të kandidojnë në 6 komuna.

“Ne jemi i vetmi subjekt politik ku nuk ka pasur decertifikim nga KQZ dhe se Alternativa nuk ka pranuar të ketë njerëz që bien ndesh me ligjin”, tha Deda në Rrokum TV.

Ai ka thënë se janë optimist dhe se fushatën do ta hapin të shtunën në Prishtinë.

Duke folur për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Deda tha se Prokuroria dhe policia duhet të hetoi rastin deri në fund, duke e konsideruar si një skenar tamam shikist.

E duke folur për takimin e Thaçit me Trumpin, ka thënë se ai nuk është takim por një pritje e cila ndodh çdo vit, dhe se ai mundet me ndodh si një shtrëngim duarsh i cili zgjat 2 deri 3 minuta.

Ai ka thënë se Thaçi duhet të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin por ai e merr atë si një fuqizim për veti e që në realitet është shumë i varfër edhe në diplomacinë e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat