Hapen punëtoritë për përkrahje të adoleshentëve

Aktuale

Hapen punëtoritë për përkrahje të adoleshentëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 07:14
Ilustrim

Drejtori i Misionit të USAID-it, Xhejms Houp, do të merr pjesë sot në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për përkrahje të adoleshentëve pas mësimit të rregullt.

Iniciativa e USAID-it për përkrahje të adoleshentëve pas mësimit të rregullt, është një program  pesëvjeçar që ka për qëllim të zhvilloj aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës. Slogani i këtij programi është “Pregatitja e rinisë kosovare për jetën dhe punën në shekullin 21”. Dy shkollat pilot të zgjedhura për të përfituar nga ky program i USAID-it janë shkolla e mesme Xhevdet Doda në Prishtinë dhe shkolla e mesme Hajdar Dushi në Gjakovë. Më vonë ky aktivitet do të zgjerohet edhe në komuna tjera. 

Hapja bëhet në auditoriumin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat