Nis fushata për zgjedhjet lokale

Aktuale

Nis fushata për zgjedhjet lokale

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 07:32
Hapja e fushates

Subjektet politike sot zyrtarisht nisin fushatën një mujore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

E derisa KZQ po vazhdon me përgatitjet, vëzhgimin e zgjedhjeve do ta bëjnë edhe misioni i BE-së, dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat