Paralajmëron deputetja e VV-së: 22 tetori do të jetë tronditje për subjektet politike

Aktuale

Paralajmëron deputetja e VV-së: 22 tetori do të jetë tronditje për subjektet politike

Nga: B.S Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:55
Albulena Haxhiu / Foto "Bota sot".

Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se 22 tetori do të jetë tronditje për subjektet politike, duke paralajmëruar fitoren e Vetëvendosjes.

“22 tetori përfundimisht do të jetë vulosje e ndryshimit dhe tronditje për subjektet politike që janë përgjegjese për degradimin e vendit në nivelin qendor dhe lokal, aty ku kanë qeverisur”, ka shkruar Haxhiu, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

11 qershori shënoi një kthesë të madhe në Republikën e Kosovës. Falë mbështetjes së madhe qytetare, Lëvizja VETËVENDOSJE!, doli subjekti i parë në vend.

22 tetori përfundimisht do të jetë vulosje e ndryshimit dhe tronditje për subjektet politike që janë përgjegjese për degradimin e vendit në nivelin qendor dhe lokal, aty ku kanë qeverisur.

Se Lëvizja VETËVENDOSJE!, është i vetmi subjekt ndryshe dhe i vetmi subjekt që sjellë ndryshimin, e dëshmon edhe qeverisja e mirë në Prishtinë prandaj edhe kudo ku kam shkuar në komunat tjera, qytetarët kanë kërkuar qeverisje si në Prishtinë.

VETËVENDOSJE! ka programet më të mira për komunat e po ashtu ka kandidatët më të mirë që do t'i çojnë përpara këto programe!

Andaj, suksese gjithë kandidatëve tanë për kryetarë komuash dhe kanidatëve e sidomos vajzave e grave që garojnë për asambletë komunale.

Me mendje e me zemër për Komunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat