Asociacioni i komunave serbe, ‘çmimi’ për Ushtrinë e Kosovës?

Aktuale

Asociacioni i komunave serbe, ‘çmimi’ për Ushtrinë e Kosovës?

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:05
FSK

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 22 tetor, ndërsa politikanët do të jenë në fushatë rreth një muaj.

Kjo bënë që të shtyhet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe por çështja është se pas zgjedhjeve a do të pajtohen partitë shqiptare me marrëveshjen e Brukselit, shkruajnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, për një program që u miratua në fillim të kësaj jave vetë qeveria në Prishtinë ka dhënë hapësirë të gjerë për manovrim në të cilin Asociacioni i Komunave Serbe duhet të realizohet në periudhën 2017-2021.

Përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë shpresojnë se do të formohet AKS-ja dhe për këtë do të japin premtime gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se krijimi i AKS-së është shumë afër.

“Jemi të kënaqur të dëgjojmë sinjale gjithnjë e më pozitive nga bashkësia ndërkombëtare, mbi të gjitha nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, ka thënë Simiq.

Ndërsa analisti serb, Dushan Janjiq nuk përjashton asnjë ‘lojë shantazhi’ për AKS-në.

“Nëse ka një ligj të veçantë do të ketë hapësirë për përpjekje për të tregtuar me deputetë serbë për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Janjiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat