Fisnik Ismaili ironizon me fishekzjarrët e PDK-së

Aktuale

Fisnik Ismaili ironizon me fishekzjarrët e PDK-së

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:21
Fisnik Ismaili

Mbrëmë në ora 12 PDK ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Fushata është hapur në qendër të kryeqytetit dhe për hedhjen e fishekzjarrëve ka reaguar deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se hedhja e fishekzjarrëve nuk bën mirë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Nuk po i marr vesh këta humbësit e zgjedhjeve të 11 qershorit në Prishtinë, qysh nuk e kuptuen se me gjue fishekzjarre në mes të natës, për me e festue fillimin e fushatës, nuk të ban mirë. Madje, edhe atëherë e pata thanë: ma budallaki se kjo është veç kur dalin me shllajfitë edhe kur humbin.

Uroj me i përsëritë këta gabimet e njëjta gjatë tanë muejit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat