Thaçi dhe Vuçiq takohen dy herë në New York, Presidenti serb jep detaje

Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq takohen dy herë në New York, Presidenti serb jep detaje

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:14
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Për këto takime, që po zhvillohen në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka njoftuar Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se darka me Thaçin është mbajtur në ndërtesën e BE-së me ndërmjetësim të Mogherinit.

“Atje kam qenë me Thaçin nën patronatin e Federika Mogherinit dhe Angelina Eichorst. Këto nuk janë takime të mira, sidomos ato ku duhet biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës, por ky është një obligim, nuk jeni i zgjedhur të bëni gjëra të bukura, por gjëra të dobishme për qytetarët tanë. Është e vështirë, por secili takim është i rëndësishëm. Siç e tha Bloomberg (ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut), ditë të tëra të bisedimeve janë më të mira se një minutë luftë apo rrahje - po bisedojmë, po shikojmë përpara dhe po bëjmë përpjekje që të nxjerrim sa më shumë që është e mundur, që ta ruajmë paqen, si dhe ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti mserb ka folur edhe për një takim që është zhvilluar mbrëmë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, BE-ja dëshiron të tregojë se kjo çfarë po bëjnë liderët e Ballkanit Perëndimor është diçka e rëndësishme.

Ai ka thënë se temë e bisedave janë rruga evropiane e shteteve dhe territoreve tona.

“Ky është formati 5 + 1, unë gjithmonë flas për bashkëpunimin rajonal dhe ekonomik. Mendoj se kjo ka rëndësi të madhe", deklaroi Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat