Islami kujton Ahmet Krasniqin: Bac, vrasësit janë të lirë në të dy anët e kufirit

Aktuale

Islami kujton Ahmet Krasniqin: Bac, vrasësit janë të lirë në të dy anët e kufirit

Nga: B.S Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:56
Kolonel Ahmet Krasniqi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokratik, Gazmend Islami, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vrasësit e tij janë të lirë në të anët e kufirit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Për të kujtuar Ahmet Krasniqin, duhet me kanë së pari shqiptar, duhet me kanë unifikues i forcave përparimtare, duhet me kujtua me dinjitet, e vranë, e shanë e nuk lanë gjë pa i thanë, e ulën e përulën, sepse kishte shpirt shqiptari, kishte idenë e bashkimit e jo të ndarjes. Bac, vrasësit janë të lirë, në të dy anët e kufirit, në të dy shtetet që morën pjesë në vrasjen e juaj.

Zoti i marroftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat