Sefaj kërkon nga EULEX-i më shumë bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Sefaj kërkon nga EULEX-i më shumë bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:10
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, të cilës i ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat