Nesër pritet të emërohen anëtarët e komisionit për Demarkacionin

Aktuale

Nesër pritet të emërohen anëtarët e komisionit për Demarkacionin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Vendimi i parë i Ramush Haradinajt si kryeministër në mbledhjen e Qeverisë ishte shkarkimi i komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi që udhëhiqej nga Murat Meha, ndërsa një tjetër vendim rreth kësaj çështje pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Kryeministri Haradinaj pritet që nesër të tregojë publikisht emrat e anëtarëve të komisionit të ri për Demarkacionin, të cilët do të udhëhiqen nga profesori, Shpejtim Bulliqi.

Halil Matoshi, nga zyra për media e kryeministrit, ka thënë për mediat vendore se sipas të gjitha gjasave emërimi i anëtarëve do të bëhet nesër gjatë mbledhjes së qeverisë, porse kjo s’është krejtësisht e sigurt pasi ende nuk është caktuar rendi i ditës për mbledhjen e ardhshme.

Emrat e përfolur nga mediat për të qenë pjesë e komisionit të ri janë, Florim Isufi,  Zejnullah Gruda e disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat