Zemaj viziton varrin e Ahmet Krasniqit: Hienat që të vranë kanë qenë dhe mbeten llumi i historisë

Aktuale

Zemaj viziton varrin e Ahmet Krasniqit: Hienat që të vranë kanë qenë dhe mbeten llumi i historisë

Nga: B.S Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:03
Armend Zemaj tek varri i kolonel Ahmet Krasniqit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka vizituar varrin e kolonel Ahmet Krasniqit në 19 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata që e vranë kanë qenë dhe do të mbeten llumi i historisë, ndërsa ai do të mbetet Hero, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Minister, komandant sot të përkujtuam në pervjetorin tënd. Ashtu siç ishe krenar, intelektual, ushtarak dhe burrështetas ashtu reflekton edhe sot nga varrezat e shtetit "amë".. Nuk kanë thanë kot se heronjet kthehen të fundit nga betejat, e beteja e juaj dhe shokëve tuaj për një Kosovë të lire e demokratike është shëndërruar në ideal të vështire e të penguar.. ti edhe sot je minister, komandant e burrështetas.. hienat që të vranë kanë qenë dhe kanë mbete llumi i historisë... kurdo që të kthehesh do kthehesh HERO. 
#LavdiMinisterAhmetKrasniqi
#KomandantiFARK-ut
#HeroiShqiptarisë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat