Ministri Flamur Sefaj takohet me shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou

Aktuale

Ministri Flamur Sefaj takohet me shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:22
Alexandra Papadopoulou dhe Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, eshte takuar Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Tutje ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat