Veseli: PDK-ja është forca e ndryshimit për Kosovën

Aktuale

Veseli: PDK-ja është forca e ndryshimit për Kosovën

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:53
Kadri Veseli

Takim ‘Dorë më dorë me qytetarë’ quhet kampanja të cilën Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur sot në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, së bashku me kandidaten për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë bashkëbiseduar me kategori të ndryshme të qytetarëve përgjatë rrugës kryesore të këtij qyteti.

Veseli tha se PDK-ja do të jetë çdoherë zë i fuqishëm i qytetarit, ndërsa lavdëroi kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizin, duke thënë se është njëra nga personalitetet më të fuqishme dhe më të vendosura.

Ai premtoi se do ta zhvillojë Mitrovicën përmes investimeve, duke thënë se ky qytet ka nevojë për përparim, punësim dhe investitorë.

Veseli: Çdo projekt i Valdete Idrizit do të realizohet

“Kemi filluar fushatën nga qyteti im i lindjes, nga lagja ime, në mënyrë që të dërgojmë një mesazh, se do t’i dëgjojmë çdoherë qytetarët tanë, do të jemi fuqishëm si PDK në shërbimin e tyre, ata me secilin që takuam, treguan se kanë nevojë që të përmirësohet jeta e tyre, që Kosova të ndryshojë, kjo është edhe për ne si PDK forca e ndryshimit, forca e ndryshimit për ne janë qytetarët, forca e ndryshimit për Kosovën është Partia Demokratike e Kosovës. Si Mitrovicë, por edhe si PDK jemi krenarë se kemi kandidaten për kryetare një nga personalitetet më të fuqishme, më të vendosura, më transparente, më të përgjegjshme, e cila që nga mosha rinore ju ka shërbyer qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli.

Veseli është zotuar se partia që ai drejton do të luftojë krimin dhe korrupsionin në çdo segment të jetës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që më 22 tetor të dalin dhe të votojnë për kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi.

Veseli: Çdo projekt i Valdete Idrizit do të realizohet

“PDK-ja do të jetë e pamëshirshme dhe e pa tolerancë ndaj çdo veprimi I cili është burokratik ose korruptues. Çdo projekt i Valdete Idrizit do të jetë projekt, i cili do të realizohet. Mitrovica ka nevojë për investime, për përparim, mitrovicasit si e tërë Kosova kanë nevojë për punësim”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, tha se di shumë mirë si të qeverisë më ndryshe dhe administratën ta sjellë më afër qytetarëve.

Idrizi: Këtë di ta bëjë më së miri sepse e kam dëshmuar

“Unë që nga fillimi i kandidimit ju kam garantuar qytetarëve se qeverisja jonë do të jetë më ndryshe, transparente, do të jetë afër qytetarëve dhe llogaridhënëse. Administratën do ta sjellim afër qytetarëve, këtë ju garantoj në çdo çast. Këtë di ta bëjë më së miri, sepse e kam dëshmuar”, theksoi Idrizi.

Ndryshe, sot ka nisur fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat