Zeka: Po don dikush që ky vend mu ba sallamadi!!!

Aktuale

Zeka: Po don dikush që ky vend mu ba sallamadi!!!

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:46
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar për komisionin e ri për demarkacionin si dhe për protestat për vrasjen e Aulon Zekës.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk mundet me kuptu këto dy gjëra, se çfarë duhet të bëjë ky komisionin, si dhe në vend se të lavdërohet puna e policisë dhe prokurorisë, dikush po luan edhe me të vdekurit...

Postimi i plotë:

Dy gjana nuk po i kuptoje

Nuk po e kuptoje pse qeveria me kriju komision te ri per demarkacionin?! Çka ka me ba ky komision? Kush e pyet kete komision? A nuk eshte kompetence vetem e Parlamentit?!!!

E dyta, kjo protesta per Aulon Zeken. Kush nuk ashte preke nga kjo vrasje? Te gjithe. Ne vend qe te lavdrohet puna e policise dhe prokurorise, dikush po luan edhe me te vdekurit...!

Po don dikush qe ky vend mu ba sallamadi!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat