Reshitaj-Kiliç diskutojnë mbi fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje

Aktuale

Reshitaj-Kiliç diskutojnë mbi fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:10
Albena Reshitaj dhe Kivilcim Kiliç

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti sot në takim njoftues ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, me të cilën biseduan për shumë çështje me interes të dy shteteve, me theks të veçantë edhe për pozitën e grave në vendimmarrje.

Reshitaj vlerësoi se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të intensifikohen edhe me tutje në rrugën e përbashkët të integrimit evropian.

Në takim u tha se sfidat në ruajtjen e mjedisit, ndryshimeve klimatike, ngritjes së cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbeturinave e problemeve tjera të kësaj natyre janë probleme globale që kërkojnë bashkëpunim rajonal dhe global për tejkalimin e tyre.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç tha se Turqia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e miqësisë së përbashkët dhe ofroi mbështetjen e saj të pa rezervë për realizimin e projekteve konkrete që i kontribuojnë zhvillimit të Kosovës.

“Kosova është vend i vogël, por shumë i bukur që ka shumë bukuri natyrore e vende turistike dhe nuk duhet lejuar që këto bukuri të dëmtohen e të ndoten. Kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë qëllim primar i secilit shtet dhe qeveri,” tha Kiliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat