Qehaja: E dhimbshme tërheqja nga anëtarësimi në Interpol

Aktuale

Qehaja: E dhimbshme tërheqja nga anëtarësimi në Interpol

Nga: BOTA SOT Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:24
Florian Qehaja

Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka komentuar lidhur me tërheqjen e Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në Interpol këtë vit.

Qehaja në një postim në Facebook, ka thënë se tërheqja është e dhimbshme, por sipas tij, më mirë ëhstë të shkohet me hapa të sigurt, përcjell Bota sot.

 “Ashtu siç kam vlerësuar para një muaji, ka qene sureale te pritej votimi dhe anëtarësimi i Kosovës ne INTERPOL këtë vit. Mund te tingëllojë dëshpëruese mirëpo është me mire te shkohet me hapa te sigurte. Sivjet kane qene shume faktor te pafavorshme siç jane: një liste me Palestinën, votimi ne Kine (dhe eventualisht mosdhenia e vizave), kryesimi nga Rusia dhe mungesa e Qeverise”, ka shkruar Qehaja.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet më 26 shtator.

Qehaj ka thënë se numrat mund të bëhen në vitin e ardhshëm për takimin e radhes te INTERPOL ne Abhu Dhabi ne Tetor 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat