Muhaxhiri: Zgjedhjet lokale, dëshmi se a po ndodh ndryshimi politik

Aktuale

Muhaxhiri: Zgjedhjet lokale, dëshmi se a po ndodh ndryshimi politik

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:07
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të jenë një lloj vërtetimi dhe dëshmie se a do të shkojë Kosova drejt ndryshimit politik.

“Më 11 qershor ka ndodhur një ndryshim shumë i madh në relievin politik”, tha Muhaxhiri në Info Magazine.

Prandaj, ai pret ta shohë nëse zgjedhjet e tetorit do të jenë vazhdimësi e atij ndryshimi – se a do të çimentohet ai ndryshim – apo do të ketë një kthim prapa.

“Pra, nëse ndodhin ndryshime në komunat e mëdha, atëherë kjo është e mundshme që të reflektojë edhe në punën e qeverisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat