Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:12
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Me moton "Ndryshimi ka filluar" Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot pasdite hapi fushatën për zgjedhje lokale.

Kjo parti ka prezantuar një nga një kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e AAK-së, duke filluar me kandidatin për Prishtinën, Arbër Vllahiun. 

Drejtues të kësaj partie u shprehen se ndryshimi do të fillojë në komunat, të cilat do t’i fitojë  AAK. Ndryshime do të ketë në sektorin e arsimit, zhvillimit ekonomik, shëndetësi dhe rini. 

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, tha se shërbimet e tij për partinë do të jenë pas orarit të punës në Qeveri. 

Haradinaj tha se për liberalizimin e vizave, Kosova duhet t’i plotësojë dy kushte, luftën kundër korrupsionit dhe demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Sipas ti, demarkacioni nuk është më në sirtar, por në proces.

Haradinaj: Demarkacioni nuk po rrinë më në sirtar

“Dy kushte i ka Kosova për t’iu liberalizuar vizat, e kemi rendin dhe ligjin, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, pra e kemi detyrë për vetën, për qytetarin tonë. Por është po ashtu kusht i rëndësishëm të ecim përpara drejt integrimeve në Evropë, edhe MSA-ja, edhe reformat që kemi përfshirë në planin qeverisës, do t’i përshpejtojmë sukseset tona në rend dhe ligj, dhe luftën kundër korrupsionit. Pse i dhashë kaq shumë peshë rendit dhe ligjit, agjendës evropiane për Kosovën, qeverisjes së mirë, sepse është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, është kriteri më kryesor që ekziston. Kriteri tjetër është demarkacioni, shikoni Kosova po e proceson këtë temë, nuk po e lenë si deri sot në sirtar. Nesër qeveria voton Komisionin për demarkacionin, të përbërë nga njerëzit me integritet profesionist, që nesër fillojmë me punë, me i gjet gjetjet që vërtetojnë se opsioni i tashëm është gabim. Do tà « jetë në vendimmarrjen tonë politike, se cilën rrugë do të ndjekim, por kjo temë nuk po rrinë në sirtar dhe askush më nuk mund ta akuzojë Kosovën, se Kosova nuk po procedon me këtë temë”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka kërkuar votën për kandidatët e partisë së tij duke thënë se në shumë komuna do të shkojnë në balotazh. Sipas tij, në këto pak ditë të qeverisjes, është stabilizuar furnizimi me energji, minatorët kanë me shumë shpresa se deri dje, pacientet do të jenë me të trajtuar se deri sot.

Haradinaj: Kërkoj votën e qytetarëve për ndryshimin që ka filluar

“Nga këtu sot gjithë se bashku i kërkojmë votën qytetarëve në gjithë Kosovën nëpër komuna për kandidatët për kryetar të komunave, për listën tonë, pra për qeverisjen, por jo vetëm kaq, për ndryshimin që ka filluar. Kemi para vetës plotë punë si Kosovë, por kemi shumë të arritura si vend, por askush nuk vjen nga jashtë për të na i kryer punët tona. Qeverisja në Kosovë duhet të kaloj në atë që i ka munguar vendit, pra duhet të arrij tek qytetari përmes qeverisjes. Për këto ditë të qeverisjes kemi arritur të drejtojmë në binar qeverisjen, jo qeverisjen për qeverisjen sikurse ka ndodhur deri tani besoni, por qeverisjen për qytetarët, për temat. Në këto pak ditë mund të them se jemi stabil në energji, do të hyjmë në dimër me garanca se do të kemi energji, mund të them se minatorët kanë me shumë shpresa se deri dje, mund të them se pacientet do të jenë më të trajtuar se deri sot. Rendi dhe ligji në vend do të jetë më i drejt për qytetarët, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit”, tha Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast foli edhe për sektorin e bujqësisë, i cili tha se për mes qeverisjes të ketë një jetë të dinjitetshme.   

Kryetari i AAK-së ka kërkuar votën për kandidatët e partisë së tij, duke thënë se në shumë komuna do të shkojnë në balotazh.

Anëtari i AAK-së Blerim Kuqi ka prezantuar kandidatët për kryetarë nga radhët e AAK-së, duke filluar me kandidatin për Prishtinën, Arbër Vllahiun.  Kuqi tha se ndryshimi do të fillojë  në shumë fusha nëpër komuna të cilat do t’i fitojë  AAK. Sipas tij ndryshime do të ketë në sektorin e arsimit, zhvillimit ekonomik, shëndetësi dhe rini. 

Kuqi: Ofrojmë ndryshimin pozitiv

“Në çdo anë, në çdo kënd dhe në çdo cep të Kosovë, e ofrojmë ndryshimin pozitiv. Dallimin esencial në qeverisje, kryesisht në shërbim të qytetarit. Këtë ndryshim, e ofrojmë përmes shërbimeve kualitative në komunat tuaja, si në shëndetësi, përmes mjekut familjar, shërbime shëndetësore sa më afër pacientit. Në arsim, do të jemi krejtësisht afër nxënësit dhe prindit nga hapi i tyre në çerdhe e deri në orientimet e tyre nëpër kolegje dhe universitete. Përmes mirëmbajtjeve aktive dhe në vazhdimësi hapësirave publike, e në infrastrukturë rrugore shërbimet tona do të jenë shumë më afër qytetarit në lagjen e vet”, tha Kuqi.

***

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Nesër Qeveria e voton komisionin për demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar”, ka thënë ai. “Brukseli e vlerëson se kjo teme është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.

“Pse i dhash kaq peshë rendit dhe ligjit? Sepse është kriteri më kryesor për liberalizimin e vizave’, shtoi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat