Kurti: Pres të shoh çfarë do të bëjë Haradinaj me peticionin që e futi me zor në Kuvend

Aktuale

Kurti: Pres të shoh çfarë do të bëjë Haradinaj me peticionin që e futi me zor në Kuvend

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 20:55
Ramush Haradinaj duke futut me dhunë peticionin në Kuvend

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që të merret me demarkacionin

“Unë e lexova urimin e kancelares Merkel dhe aty përmenden katër gjëra. E para zhvillimi ekonomik dhe e dyta sundimi i ligjit. Duket se Haradinaj nuk do të mundë të merret me këto dyja dhe u mor me demarkacionin”, ka thënë Kurti, në Rubikon.

Kurti ka thënë se pret një gjë nga Haradinaj në raport me demarkacionin.

“Haradinaj duhet të tregojë se çfarë do të bëjë me peticionin që e bëmë bashkë me 205 mijë qytetarë. Ju kujtohet ajo pamja kur me zor e futi brenda në Kuvend. Ajo ka tekst shumë interesant”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kjo madje nuk ka të bëjë as me përmbushjen e premtimeve.

“Sepse nuk besoj se do t’i përmbushin premtimet. Premtimet kanë qenë në funksion të marrjes së asaj karrige që e ka marrë Haradinaj. Ata as nuk dinë as nuk duan t’i përmbushin premtimet”, ka thënë Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat