Kurti: Shansi është humbur

Aktuale

Kurti: Shansi është humbur

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:03
Albin Kurti

Deputeti më i votuar në tërë Kosovën, Albin Kurti, ka thënë se brenda PAN’it ka pasur deputetë që do të mund t’i merrte 61 vota shqiptare për tu bërë kryetar Kuvendi.

Në “Rubikon”, Kurti ka folur edhe për bisedimet që kanë pasur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën thotë se nuk e di se çfarë ndodhi, kur pas një kohe filluan t’i përmendin dosjet e çështjet tjera.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur tema të ndaluara nga Vetëvendosje në këto bisedime.

“LDK ishte e interesuar të fliste për program. Njëjtë donim edhe ne. Por tanimë shansi është humbur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat