Albin Kurti kritikon ashpër Ramush Haradinajn

Aktuale

Albin Kurti kritikon ashpër Ramush Haradinajn

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:00
Albin Kurti

Partnerët e koalicionit qeverisës, koalicionin PANA i ka bërë bashkë kapja e shtetit.

Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një intervistë për Rubikon, ka thënë se PDK e ka humbur partinë dhe e ka kapur shtetin.

Rrjedhimisht, ka thënë Kurti, AAK e AKR i janë bashkuar kapjes së shtetit.

“Kemi qeveri shumë të dobët e cila nuk është aty për të qeverisur, pasi kryeministri Haradinaj nuk ka pasur asnjëherë qëllim të qeverisë, ai ka pasur qëllim të bëhet kryeministër dhe ja kryeministër u bë, disi si ‘Bac, u kry!’… U gëzuan shumë se mund t’ia dalin disi pa debat në Kuvendin e Republikës. Këtë javë nuk kemi fare seancë, javën e kaluar nuk kishim, më duket se nuk janë të interesuar fare të vijnë në Kuvend”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Haradinaj asnjëherë nuk ka projektuar se si do të qeverisë. Sipas tij, kapja e shtetit nga Haradinaj mund të mbetet vetëm dëshirë personale e tij, ndonëse nuk do të jetë i mundshëm.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk është personi i njëjtë si kur bënte bashkë me Vetëvendosjen opozitën.

“Nuk mund të jetë i njëjti Haradinaj i cili ishte bashkë me ne në rrugë dhe i njëjti ai që e voton Kadri Veseli e të tjerët”, ka thënë ai.

“Në rastin më të mirë ai mund të ketë dëshira personale, po them se ai nuk është aty për të qeverisur, është edhe më keq se LDK, ai është aty për t’u bërë kryeministër, gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar për t’u bërë kryeministër dhe jo se si do të qeverisë”, ka thënë Kurti.

“Do të ketë punë deri sa tu mësojmë emrat e profesionet”, ironizon Kurti me numrin e madh të ministrave dhe posteve qeveritare.

“Në vend se programi të vijë i pari, një herë na vijnë emrat e njerëzve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat