Maltretimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës në kufirin me Serbinë

Aktuale

Maltretimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës në kufirin me Serbinë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 00:11
Maltretimet

Gazetari i njohur, Fahri Musliu ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” keqtrajtimet që po ndodhi në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka publikuar disa fotografi ku tregon për udhëtarët që po qarkullojnë me autobusë ne relacionin Dragash-Prizren-Beograd.

“Kështu ndodh me gjashtë linja gjatë ditës dhe vetëm me tri kompani transportuese me një arsyetim te vetëm që ua kanë dhënë pronarëve të agjencive se “me këtë po e ndalojnë migrimin e të rinjve në shtetet e BE”, ka shkruar ndër të tjera.

Image

Postimi i plotë:

VAZHDON KEQTRAJTIMI NË KUFIRIN MERDARE

Edhe sot, në 21.09.2017, në ora 15.00, si dy javë rregullisht, po vazhdon keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare, ku si udhëtarë që qarkullojn? me autobus në relacionin Dragash- Prizren- Beograd, (të moshave të ndryshme dhe nevojtar për ndihma shëndetësore) po detyrohen të zbresin nga autobusët dhe kufirin ta kakojne këmbë nga restoranti Metropol deri në anën tjetër të kufirit, në gjatësi deri 800 metra. Kështu ndodh me gjashtë linja gjatë ditës dhe vetëm me tri kompani transportuese me një arsyetim te vetëm që ua kanë dhënë pronarëve të agjencive se “me këtë po e ndalojnë migrimin e të rinjëve në shtetet e BE”. Mirëpo çfarë logjike dhe e kujt ide është kjo që udhetarët të lejohen të kalojnë kufirin e autobusët jo, deri kur do të zgjas ky keqtrajtim ashtu sic ndodhë vetëm në kufirin palestinezo -izraelit. A është kjo masë që mund ta ndalojë migrimin e qytetarëve (shqiptarëve) të Kosovës, dhe a është shteti në shërbim të qytetarëve apo ka qëllim keqtrajtimin e poshtrimin e tyre edhe nê këtë formë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat