Rishikimi i buxhetit dërgohet në Kuvend

Aktuale

Rishikimi i buxhetit dërgohet në Kuvend

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 09:01
Mbledhja e Qeverisë, foto arkiv

(E plotësuar) - Qeveria ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili pritet që të procedohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Qeveria në këtë mbledhje po ashtu ka ndarë mjete financiare për Shoqatën e Invalidëve të Luftës për rregullimin e protezave në vlerë prej 478 mijë euro si dhe 50 mijë euro për rehabilitim të invalidëve të luftës.

Qeveria sot pritet ta procedojë rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet rishikimi i buxhetit.

Pas miratimit, rishikimi i buxhetit do të dërgohet në Kuvend, për debat dhe miratim në njërën nga seancat të cilën e cakton kryesia e Kuvendit.

Përndryshe, Qeveria në fillim të kësaj jave ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është shqyrtuar dhe miratuan programi katër vjeçar i Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat