Isufaj dhe Vukçeviq për thellim të bashkëpunimit në luftë kundër krimit

Aktuale

Isufaj dhe Vukçeviq për thellim të bashkëpunimit në luftë kundër krimit

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:55
Takimi Isufaj-Vukçeviq

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar me një delegacion të Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi të kryesuar nga Mladen Vukçeviq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërkufitar në luftë kundër krimit të organizuar dhe veprave tjera penale.

Ata thanë se ngritja e bashkëpunimit ndërshtetëror në luftë kundër dukurive jo ligjore do të ishte në dobi jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të rajonit.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për agjendat dhe punët që janë duke i bërë lidhur me përmbushjen e obligimeve për integrime evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat