Ymeri dhe Kurti priten në takim ambasadorin italian

Aktuale

Ymeri dhe Kurti priten në takim ambasadorin italian

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe, deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës Albin Kurti, kanë pritur në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë këtij takim është diskutuar për sfidat e zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit në Kosovë, për raportet e Kosovës me fqinjët, integrimet euro-atlantike të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës e Italisë.

Gjithashtu, pas takimi të dy palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe takimet e përbashkëta./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat