AKR njofton për emrat e katër zëvendësministrave

Aktuale

AKR njofton për emrat e katër zëvendësministrave

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:53
AKR

Aleanca Kosova e Re ka caktuar një pjesë të zëvendësministrave, emrat e të cilëve i ka dërguar zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj. Emërimi i tyre në detyrat përkatëse pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka treguar se partia e Behgjet Pacollit nga shtatë ministra nga sa i takojnë, ka caktuar emrat e katër zv.ministrave.

Arbër Geci do të jetë zv. ministër i Arsimit; Vesel Makolli, zv. ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Fatmir Makolli, zv. ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Rejhan Vuniqi, zv. ministre e Jashtme.

Matoshi ka treguar se tre zv. ministrat tjerë, të cilët i takojnë AKR-së, nuk janë caktuar ende.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se akoma nuk është emëruar asnjë zv. ministër dhe se diçka e tillë pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat