Bajrami: Pas 4 vjetësh gjysmën e kandidatëve të LDK-së do t’i kemi gra

Aktuale

Bajrami: Pas 4 vjetësh gjysmën e kandidatëve të LDK-së do t’i kemi gra

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:23
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimin zgjedhor të LDK-së ka premtuar se qysh tash kanë filluar të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se pas katër vjetësh presin t’i kenë gjysmën e kandidateve për kryetare komunash gra.

“Pas katër vjetësh dëshirojmë të kemi gjysmën e kandidateve gra nëpër komuna”, pohoi Bajrami.

Ajo më pas ka folur për atë ase si e kishte gjetur qeveria e LDK-së qeverinë në vend dhe cfarë bënë gjatë viteve sa udhëhoqën për t’i ndryshuar gjërat për mirë.

Njëjtë ka thënë se do të veprojnë edhe nëpër komuna, ku do të provojnë që ta ngjallin ekonominë dhe ta rrisin zhvillimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat