Thaçi fton presidentin bullgar që ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Thaçi fton presidentin bullgar që ta vizitojë Kosovën

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:21
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit falënderoi homologun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin  euroatlantik të saj.

Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.

“E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Presidenti Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar që ta vizitojë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat