Dëshmitari: Nuk i keni marrë Personat që kam parë në motor

Aktuale

Dëshmitari: Nuk i keni marrë Personat që kam parë në motor

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:26
Pamje nga gjykimi

Tre persona dëshmuan në gjykimin për sulmin në Kuvend, ndërsa njëri nga dëshmitarët dha shumë detaje.

Në gjykimin e katër aktivistëve të VV-së, dëshmoi personi që pa sulmin e gushtit të vitit të kaluar në Kuvend.

Egzon Metolli ndodhej afër ndërtesës së Kuvendit kur ndodhi sulmi dhe ishte personi i parë që kishte lajmëruar policinë për këtë sulm.

Metolli tha se nuk do të dëshmojë më për këtë rast, me arsyetimin se personat të cilët janë ngarkuar për këtë vepër, nuk janë personat të cilët i ka përshkruar te policia.

“(Nuk do të dëshmoj më në këtë rast) se ju e keni marrë tjetërkënd, nuk i kanë marrë ata që ju kom kallxu përafërsisht qysh janë kanë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se personat që i kishte parë duke ikur me motor pas sulmit ishin të gjatë.

“Është sen që doket, edhe ma herët ju thashë, ata janë kanë t’mdhaj, asnjani prej ktyne nuk është si ata, se i kam pa unë vetë”, tha Metolli.

Ai më pas tregoi çfarë pa në momentin e sulmit.

“Pas zhurmës, dy persona me motor kanë kalu qandej menjëherë”, shtoi ai. Madhësia e tyre ishe e madhe edhe janë kanë të trashë edhe aj me helmetë i ka pasë floktë e gata, a njoni u kon qel”, tha dëshmitari.

Pastaj dëshmuan Retki Jashari dhe Korab Veseli që u soll me detyrim në gjykatë. Jashari e Veseli ishin në vendet e tyre të punës në kohën kur ndodhi sulmi në Kuvend.

Të dy thanë se kanë dëgjuar vetëm një krismë.

“Kam dëgjuar një krismë, kam dalë pas rreth 10 sekondave për të shikuar jashtë dhe nuk kam parë asgjë. Nuk e kam parë askënd, as ndonjë mjet”, tha Veseli, raporton kallxo.

Pas seancës, Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit, tha se sot mbrojtja ka pranuar një provë nga FBI-ja e Amerikës e cila sipas Gashit tregon që asnjëri nga të akuzuarit nuk ishin afër Kuvendit kur ndodhi sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat