Kryeministri letonez uron Haradinajn

Aktuale

Kryeministri letonez uron Haradinajn

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:52
Maris Kucinskis

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga homologu i tij letonez, Maris Kucinskis.

“Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive”, thuhet në urimin e Kucinskisn për Haradinajn.

“Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës”.

“Me këtë rast, do të doja t’iu uroja sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme për Kosovën në rrugën Evropiane. Shkëlqesia e Juaj, ju lus të pranoni konsideratën time më të lartë me dëshirat për prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat