Hyseni në konferencë për media, flet për kërkesën në Interpol

Aktuale

Hyseni në konferencë për media, flet për kërkesën në Interpol

Nga: Bota Sot Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:23
Skender Hyseni

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së,  Skender Hyseni, do të mbajë sot konferencë për medie.

Në njoftimin e LDK-së nuk tregohet se për çfarë po do të flas Hyseni në këtë konferencë, por temë e konferencës do të jetë anulimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

“Sot, më 23 shtator 2017, në orën 15:00, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni mban konferencë për medie. Vendi: Selia e LDK-së (Kompleksi Qafa)”, thuhet në njoftim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat