Mustafa i uron sukses Merkelit për zgjedhjet në Gjermani

Aktuale

Mustafa i uron sukses Merkelit për zgjedhjet në Gjermani

Nga: B.S Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:14
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka uruar sukses kancelares gjermane Angela Merkel në zgjedhjet e të dielës në Gjermani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ftuar bashkatdhetarët që të jenë pjesë e procesit zgjedhor e Gjermanisë, që ka kontribuar në pavarësinë e Kosovë dhe zhvillimin ekonomik e demokratik, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Anëtarë e simpatizantë të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me kujdes të veçantë fushatën zgjedhore në Gjermani, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të këtij shteti mik për Kosovën si dhe relacionet e miqësisë të shumanshme ndërmjet dy vendeve.

Përgëzojmë të gjitha subjektet politike gjermane për fushatën e tyre.

I urojmë sukses në zgjedhjet e së dieles Unionit Kristian Demokratikit (CDU) të kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, si parti simotër në kuadër të Partisë Popullore Evropian (EPP), duke shprehur konsideratat më të larta për rezultatet historike që janë arritur në Gjermani si dhe përkrahjen e pazëvendësueshme që është ofruar për Kosovën dhe rajonin, nën lidershipin e Kancelares Merkel dhe CDU-së.

Ftojmë bashkatdhetarët tanë të jenë pjesë e procesit zgjedhor në Gjermaninë mike, e cila ka kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat