Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Sudani

Aktuale

Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Sudani

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:03
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour. 

Kreu i shtetit tha se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar. 

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. 

Tutje, presidenti Thaçi theksoi se vetë procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat